Kronikë

EMRI+FOTO/ U qëllua për vdekje në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit, zbulohet identiteti i vrasësit të Liridona Murselit

18:19 - 01.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës njoftoi të premten(01 Dhjetor) se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e gruas së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli.




Një prej të arrestuarve ishte vetë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Përmes burimeve të mediave kosovare, mësohet se autori i vrasjes së Liridona Murselit dyshohet të jetë Granit Plava.

Ai po ashtu është vënë në pranga nga Policia e Kosovës.

Thuhet se autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli.

Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.