Kronikë

Porositi vrasjen e gruas/ Nga Rita Ora, Dua Lipa deri Edi Rama, Naim Murseli postonte në rrjete sociale foto me VIP-a, por kurrë me bashkëshorten

22:53 - 01.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Musreli, dy ditë më parë.




U mësua se mbrëmjen e sotme, Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me burrin e saj Naim Murselin si dhe fëmijët.

Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka foto me Edi Ramën. Dua Lipën, Rita Orën, Loredanën, Olta Gixharin apo Granit Xhakën.

Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.