Kronikë

Skenarët/ Vrasja e 60-vjeçarit shqiptar në Greqi, porositësi po kërkohet nëpër burgje

22:29 - 01.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritet në Greqi janë në kërkim të porositësin për vrasjen e 60-vjeçarit shqiptar, Thimi Prifti nga Berati.




Shqiptari u vra ditën e djeshme (30 nëntor) në Athinë dhe policia greke dyshon se porosia për ekzekutimin e tij ka ardhur nga burgu, shkruajnë mediat greke.

Sipas autoriteteve, viktima ishte një “lojtar i fortë” i trafikut të drogës dhe kishte krijuar rivalitet gjatë kohës që ishte vetë i burgosur, pasi ishte arrestuar disa herë në të kaluarën, pikërisht për drogë.

Si ndodhi vrasja në Paleo Faliro

60-vjeçari sapo kishte mbërritur jashtë shtëpisë së tij në rrugën Atlantos në Paleo Faliro. Ai zbriti nga motori dhe më pas, sipas dëshmitarëve, i është afruar një burrë i maskuar, i cili e ka qëlluar tre herë me pistolet.

Megjithatë, ishte vetëm një plumb që e goditi në gjoks dhe përfundimisht i shkaktoi vdekjen. 60-vjeçari u dërgua me urgjencë në Evangelismos, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Sipas dëshmive, autori dyshohet se ka shkuar në vendngjarje në këmbë dhe është larguar në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ajo që po merret në konsideratë është nëse ai ka përdorur një mjet arratisjeje më pas.

Konkretisht, përballë vendit ku ka rënë i vdekur 60-vjeçari ndodhet një park, ndaj autoritetet e konsiderojnë me shumë gjasa që ose ta ketë pritur ndonjë bashkëpunëtor aty, ose të ketë lënë vetë një motor ose një makinë për të shpëtuar pas ekzekutimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.