Kronikë

U ndalua nga AMP për përfshirje në trafik droge, përjashtohet nga Policia e Shtetit kryekomisari Stiljan Pasho

20:14 - 01.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryekomisari, Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit  në Korçëm është përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi u ndalua ditën e djeshme nga AMP, me akuzën e përfshirjes në trafik droge.




Në komunikatën e ditës së djeshme (30 nëntor), thuhej se kryekomisari me veprime konkrete dhe të drejtëpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi  në datë  27.11.2023 ka favorizuar shtetasin me iniciale L.L, të kalojë kufirin në Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automje, si dhe ka urdhëruar vartësit e tij për mos kryerjen e kontrollit të mjetit.

Shtetasi i cili u favorizua nga Pasho, u kap nga autoritetet greke me 26 kilogram lëndë narkotike në automjet.

Njoftimi:

Përjashtohet nga Policia e Shtetit Kryekomisar Stiljan Pasho.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e punonjësit të Policisë, Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan–Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.

Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtperdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.

Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga rradhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.