AKTUALITET

Atentati ndaj kushëririt të Ardian Nikulajt, policia jep detaje për ngjarjen: Ngrihen pika kontrolli në të gjitha akset rrugore

22:20 - 02.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (2 dhjetor) në Lezhë, ku ka mbetur i plagosur rëndë kushëriri i biznesmenit Ardin Nikulaj, i cili u vra në prill të këtij viti në Shëngjin.




Policia bën me dije se atentati ndaj shtetasit Entian Nikulaj, 40-vjeç, është kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta.

40-vjeçari është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.