AKTUALITET

Atentati në Lezhë/ Ky është kushëriri i Ardian Nikulajt, i cili u vra me breshëri kallashnikovi (FOTO)

23:01 - 02.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kushëriri i Ardian Nikulaj, Entjan Nikuaj, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune në spital, pasi nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra nga të atentati që ju bën në Lezhë.




Personi në foto mësohet se është viktima Entjan Nikulaj, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa lëviztë më makinë në zonën e quajtur “Ura e Trenit”.

Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja plumbash.

Sipas News24, mësohet se autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip “BMW” me targa të vjedhura në Tiranë, ndërsa raportohet se  një makinë është djegur pranë aeroportit të Rinasit, disa minuta pas vrasjes së Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës, dhe dyshohet se makina e djegur është e autorëve.

40-vjeçari fillimisht është transportuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë.

Dyshohet se ky atentat ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.