Kushëriri i Ardian Nikulaj, Entjan Nikuaj, ka ndërruar jetë në spital pasi nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra nga të atentati që ju bën në Lezhë.
Mësohet se ndaj kushëririt të biznesmenit të vrarë në prill të këtij viti, Ardian Nikulaj, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga autorë ende të paidentifikuar, të cilët i kishin bërë pritë, teksa po lëvizte me makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën e quajtur “Ura e Trenit”. Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja plumbash.
Sipas News24, mësohet se autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip “BMW” me targa të vjedhura në Tiranë.
Nndërkohë një makinë është djegur pranë aeroportit të Rinasit, disa minuta pas vrasjes së Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës, dhe dyshohet se makina e djegur është e autorëve.
Besohet se ky atentat ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.