AKTUALITET

Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, arrestohet pas disa muajsh një nga autorët

21:07 - 02.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është arrestuar pas disa muajsh njëri prej autorëve që ka dhunuar gazetarin Gjergj Zefi, ngjarje e ndodhur më 3 tetor të këtij viti.




Policia bën me dije se ka vënë në pranga 31-vjeçari me iniciale R.B., në Elbasan.

Mësohet se efektivët anë sekuestruar mjetin me të cilin dyshohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe celularin.

“Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, njofton policia ndër të tjera.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.