BLUETOOTH

“E kanë parë familja e tij”- Pasi konkurrenti i “BBV” i preku të pasmet, Santiana në gjendje të rënduar emocionale

12:40 - 02.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Videoja që bëri xhiron e rrjetit, ku duket qartë Buçi i cili prekte të pasmet e Santiana Malokut në “Big Brother Vip Kosova”, ka tensionuar shumë partnerët e tyre jashtë shtëpisë.




 

Prezantuesit i treguan konkurentes që i dashuri i saj, i cili fillimisht kishte shprehur vendosmërinë për të komunikuar ndjenjat e tij përmes një letre drejtuar asaj, ndërsa mbrëmjen e djeshme ndryshoi mendje në momentin e fundit.

Vendimi për të mos e dërguar letrën e tij erdhi pas publikimit të pamjeve, ndërsa Santiana shpërtheu në lot nga vendimi i partnerit të saj.

Teksa po bisedonte me Albën dhe Lindën, Santiana e shqetësuar për lidhjen që ka lënë jashtë tha se ndihet shumë keq për videon pasi nuk e din nëse familja e të dashurit e ka parë apo jo videon.

“Nuk mundem, ku ta di unë sa veta e kanë shikuar videon, e kanë parë familja e tij, është shumë e rëndë për mua, nuk mundem ta përballoj”, tha Santiana.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.