AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset rëndë kushëriri i Ardian Nikulajt

22:02 - 02.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person, Entjan Nikulaj, i cili është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin.




Sipas News24, mësohet se ai është qëlluar me kallashnikov pranë ujësjellësit të Lezhës dhe ndodhet në spital.

Nga ana e policisë bëhet me dije se janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët janë larguar drejt Kurbinit, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli edhe në drejtim të Shkodrës.

Besohet se ky atentat ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.

Kujtojmë se biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi.

7 muaj pas ngjarjes autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit.

Komunikimet qe autori u dyshuar ka shkëmbyer me persona të tjerë do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë qe ndodhi më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.