Kronikë

Foto/ U vra me plumb në kokë në Gjermani nga 17-vjeçari shqiptar, kush është i riu nga Burreli, pjesë e krimit të organizuar

11:59 - 02.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ky është 27-vjeçari shqiptar, Reols Hysneli, i cili u vra me plumb në kokë në banjat termale të Holsten Therme në Kaltenkirchen.

I riu nga Burreli mësohet se është pjesë e krimit të organizuar në Gjermani, raporton Bild.

Reols Hysneli dyshohet se u qëllua me plumb në kokë nga një adoleshent shqiptar në Kaltenkirchen.

17-vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen ka heshtuar para hetuesve.

Adoleshenti u paraqit mesnatën e së premtes në stacionin e policisë në Pinneberg (Schleswig-Holstein), i shoqëruar nga avokati i tij dhe ka rrëfyer vrasjen.

I shoqëruar nga policia, 17-vjeçari ka shkuar në vendngjarje dhe ka treguar se ku ndodhej trupi i viktimës, por kur është pyetur për arsyet e vrasjes nuk është përgjigjur.

“Ai është një shqiptar 27-vjeçar, i cili sipas informacioneve të deritanishme nuk kishte adresë të përhershme banimi dhe ishte i njohur për policinë”, tha zëdhënësja e policisë Merle Neufeld.

Të martën në mëngjes, në vendin ku u gjet kufoma në “Holsten Therme”, njëqind policë filluan të krehnin pyllin ngjitur për të kërkuar armën e krimit.

Oficerët përdorën detektorë metali për të kërkuar armën e vrasjes të përdorur për të qëlluar 27-vjeçarin shqiptar.

Megjithatë, kërkimi ishte i vështirë në zonën pyjore, ku ngjitur ndodhen një kënetë, gurore zhavorri dhe një pishinë.

Ende është e paqartë se çfarë marrëdhënie kanë pasur 17-vjeçari dhe viktima. Sipas informacioneve të BILD, një nga pistat e hetuesve është një mosmarrëveshje për pazare droge.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.