Shorti i Europianit, ka qenë kryefjala e pasdites së sotme, teksa goglat u treguan të pamëshirshme për Shqipërinë duke i rezervuar kundërshtarë “big” si Italia, Spanja dhe Kroacia.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, të protagonistëve, teksa ndër me epiket ka qenë story i portierit Etrit Berisha, i cili kur mësoi kundërshtarët ia plasi të qeshurit, teksa për batutë, ka shtuar edhe Brazilin në listën e kundërshtarëve, duke lënë të nënkuptohet që këta ishin rivalët më të vështirë të mundshëm për Shqipërinë.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)