Kronikë

Tjetër aksident i rëndë në Belsh, 17-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren e moshuar

21:36 - 02.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Belsh-Grekan” pasi një motomjet ka përplasur një këmbësore 80-vjeçare.




Policia bën me dije se 17-vjeçari B. Arapi, që drejtonte motomjetin është dëmtuar gjithashtu nga përplasja, ndërsa e moshuara R.Lena, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra.

Ndërkohë me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se pasditen e sotme, po në Belsh, nga përplasja e një makine me një motomjet, humbi jetën një 40-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Belsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.