Kronikë

Anëtar i bandës së “Ndrangheta-s”, arrestohet në Gjermani 29-vjeçari shqiptar. Si u kapja i riu gjatë udhëtimin nga Tirana

13:00 - 04.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane.




Bëhet me dije se 29-vjeçari shqiptar mbërriti në aeroportin e Fiumicino nga Gjermania, pasi ndaj tij ishte lëshuar nga Gjykata e Apelit të Romës.

Hetimi nisi në shkurt të vitit 2022, kur u çmontua një grup i “Ndrangheta” në komunat Anzio dhe Nettuno, kushtuar jo vetëm ndaj trafikut të drogës por edhe kushtëzimit të jetës politike lokale dhe kontrollit të aktiviteteve ekonomike në zonë.

Gjatë hetimeve u dokumentua se një nga anëtarët e “Ndranghetas”, duke pasur aftësinë të importonte ngarkesa të mëdha narkotike nga Amerika e Jugut, kishte zgjeruar aktivitetet e tij të shitjes së drogës nga komunat e Anzios dhe Nettuno në komunat Rocca di Papa dhe Grottaferrata, duke ndërthurur biznesin e tij me ato të klanit.

Atë mëngjes, 29-vjeçari shqiptar ishte lokalizuar nga karabinierët në Shqipëri, për të cilin ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian dhe ishte aktivizuar Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar.

I riu u kap në bordin e një fluturimi të planifikuar që vinte nga Tirana dhe u nis për në aeroportin e Karlsruhe/Baden-Bade, ku policia gjermane e ndaloi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.