Kryesore

“Aty është llumi, plehu më i madh i shoqërisë shqiptare”/ Kaosi në Kuvend, shpërthen gazetari: Kjo ‘stalla e derrave’ duhet të mbyllet bashkë me ‘derrkucët’ brenda

12:27 - 04.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seanca e sotme plenare u mbyll me tensione, teksa deputet e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit me karrige dhe ndezën tymuese.




Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur Ilir Demalia, i cili ka shpërthyer ashpër duke e quajtur si ‘stallë derrash’ dhe se ajo godinë duhet të mbyllet.

“Aty është llumi, plehu më i madh i shoqërisë shqiptare që ja ka bërë jetën dhe vendin shqiptarëve ferr, duke plaçkitur e grabitur, paranë publike, pronën private e publike të shqiptarëve e duke u fryrë si derrat në lluc ndaj njëri-tjetrit për vjedhjet, abuzimet, plaçkitjet, grabitjet qe i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë shqiptarëve dhe Shqipërisë prej 30 vjetësh”, shkruan ai.

Postimi:

Kësaj stalle derrash të pangopur, duhet ti vehet dryni nga jashtë dhe të mbyllen derrat e derrkucët brënda deri kur të shqyejn njëri-tjetrin. Kush të fitojë nga shqyerja dhe çaplimi i lluciț stallor, bëhet sundues i “Fermës së kafshëve” Orëell-jane.

Aty është llumi, plehu më i madh i shoqërisë shqiptare që ja ka bërë jetën dhe vëndin shqiptarëve ferr, duke plaçkitur e grabitur, parané publike, pronën private e publike të shqiptarëve e duke u fryrë si derrat në lluc ndaj njëri-tjetrit për vjedhjet, abuzimet, plaçkitjet, grabitjet qe i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë shqiptarëve dhe Shqipërisë prej 30 vjetësh.

Historia na ka mësuar: “ Shqiptarët janë popull i dur(nën)shtrueshëm, trim, punẽtor dhe liridashës.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.