Kryesore

“Boll u fshehët pas Gardës”/ Bardhi reagon pas deklaratës së Ballës: Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku miratohen ligje me porosi

13:57 - 04.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me deklaratën e Ministrit të Brendshëm Taulan Balla, i cili theksonte se nuk mund të shkelet ligji në Kuvend.




Bardhi shkruan se drejtësia duhet të hetojë skemat kurruptive dhe kriminale të qeverise dhe se boll janë ankuar për protestën e opozitës.

Gjithashtu ai shton se parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente dhe mazhoranca nuk mund të miratojë ligje me porosi.

Postimi:

Edi Rama dhe Taulant Balla i kanë vënë zjarrin Shqipërisë prej 10 vitesh dhe e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi, ku kalohen ligje korruptive për të favorizuar përfaqësues të krimit të organizuar apo ortakët e tyre në biznes.

Vetëm me kontratën e koncesionit të sterilizimit gjykata dhe prokuroria e posaçme kanë konstatur se kanë vjedhur plot 60 milion euro. Vetëm me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike i siguruat më shumë para një përfaqësuesi të krimit të organizuar në Shkodër që sot është në burg se ka udhëruar vrasje. Vetëm me ndryshimet e ligjit të koncesioneve i hapën rrugë vjedhjes së milona eruove me kontratat e inceneratorëve sipas interesit të Klodian Zotës dhe Mirel Mërtirit. Këto janë skena krimi që kanë nevojë të hetohen nga drejtësia, jo karriget e opozitës në foltoren e Kuvendit.

Boll u fshehet pas Gardës dhe boll u ankuat për protestën e opozitës në Parlament që shpreh mospajtimin me këto çështje. Interesi i qytetarëve e kërkon që aferat korruptive të Qeverisë Rama-Balla të hetohen, nga Parlamenti dhe nga drejtësia. Përmes mohimit të hetimit parlamentare, ju po kërkoni të shpëtoni nga transparenca dhe llogaridhënia, me besimin se do shpëtoni edhe nga drejtësia!

Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku ju miratoni ligje me porosi dhe më pas nuk lejoni opozitën të ushtrojë të drejtën e saj të kontrollit parlamentar mbi zbatimin e këtyre ligjeve. Kthimi në normalitet i Parlamentit kalon përmes respektimit të Kushtetutës. Në të kundërt, ju do ta vazhdoni ta trajtoni Kuvendin si sallë ku votoni për të pasuruar veten dhe varfëruar shqiptarët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.