Kryesore

“Dënohet deri në pesë vite burg!”- Noka tentoi t’i vite zjarrin karrigeve në Kuvend, Balla thirrje prokurorisë: Deputeti nuk mund përfitoj nga imuniteti dhe t’i shmanget ligjit

13:21 - 04.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në seancën e sotme plenare në Kuvend, ku deputeti Flamur Noka tentoi t’i vinte zjarrin karrigeve të ligjvënësve të grumbulluara pranë foltores.




Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shkuan se një veprim i tillë është vepër penale, e sipas tij dënohet deri në pesë vite burg.

Ministri i ka bërë thirrje prokurorisë, ndërsa shprehet se: “institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit!”

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës ndezën tymuese edhe letra duke shkaktuar kështu ndezje zjarri.

Reagimi i Taulant Ballës

“Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.

Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit!”, shkruan Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.