Kryesore

“Droga shqiptare po mbërrin në Itali dhe askush nuk e ndalon”, “Huffington Post Italia”: Ndikim ka edhe ndërhyrja e politikës! Rasti i Saimir Tahirit…

18:34 - 04.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Pjesa më e madhe e drogës shqiptare po mbërrin në Itali falë lidhjeve dhe ndërhyrjes së politikës dhe se askush nuk po e ndalon këtë fenomen”, shkruan Huffington Post Italia, e cila thotë se “rasti më përfaqësues i marrëdhënies mes politikës së korruptuar dhe krimit të organizuar është dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.




Duke analizuar marrëdhëniet mes krimit të organizuar shqiptar dhe italian në lidhje me trafikun e drogës dhe marrëdhëniet me politikën, del në pah një fakt shqetësues. Falë këtyre lidhjeve një pjesë e madhe e drogës shqiptare mbërrin në Itali. Këtë e vërtetojnë konfiskimet gjithnjë e në rritje të lëndëve narkotike.

“Në Shqipëri ka ende plantacione kanabisi që kultivohen në ambiente të hapura. Droga shqiptare mbërrin në Itali nëpërmjet brigjeve të Adriatikut, disa mbeten në Itali dhe disa drejtohen drejt shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në shkrimin e gazetës.

“Fatkeqësisht, Toka e Shqiponjave duhet të përballet me shkallën e lartë të korrupsionit të pranishëm. Kjo ka ndodhur si me qeverinë e djathtë ashtu edhe me atë të majtë. Rasti më përfaqësues i marrëdhënies mes politikës së korruptuar dhe krimit të organizuar është dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri  me pesë vite burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Tahiri ishte ministër i Brendshëm në Shqipëri në qeverinë e dytë të Ramës, nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur u detyrua të braktiste detyrën për shkak të akuzave për përfshirje në trafik drogës”

Ndërlidhjet ekzistojnë edhe me mafiozët italianë. Hetimet e shumta nisin që nga hetimi nga Guardia di Finanza e Katanias, me operacionin e quajtur “Rosa dei Venti”, që çmontoi një rrjet kriminal italo-shqiptar të akuzuar për trafikun e tonelatave me  kanabis nga Shqipëria në Itali për mbi 20 milionë euro. Që atëherë, në vitin 2018, deri më sot kapjet e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali janë shumëfishuar me shifra eksponenciale, thotë gazeta.

Në vitin 2023 në Brescia një sekuestrim i madh me vlerë mbi 3 milionë euro i dha një goditje të rëndë një organizate italo-shqiptare që importonte drogë në Itali.

Në Treviso u sekuestruan gjithsej 420 kilogramë drogë me vlerë të shitjes me pakicë që vlerësohet në mbi 34 milionë euro. Në Romë tashmë qarkullon droga kryesisht shqiptare dhe mbizotërojnë kartelet “Shqiptare”.

Ka edhe disa trafikantë shqiptarë droge me lidhje në Itali. Moisi dhe Florian Habilaj, të konsideruar si drejtues të kartelit të Vlorës dhe tashmë të njohur për autoritetet gjyqësore dhe policore italiane, rikujton HuffPost. Vëllezërit Habilaj trafikonin drogë drejt Italisë dhe Greqisë. Marrëveshja e fshehtë mes politikës dhe trafikantëve përfshinte edhe Italinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.