BLUETOOTH

Foto nga shtrati me femrën misterioze, Mozzik konfirmon lidhjen e re?

14:58 - 04.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është shumë aktivë në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e tij personale dhe profesionale.




Së fundmi artisti ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga pushimet e tij në një vend me dëborë.

Në fotot e publikuara ai duket shumë i lumtur, ndërsa njëra nga ato ka rënë në sytë e publikut.

Reperi ka postuar në InstaStory foton e një vajzë në shtrat e cila ndodhet në po të njëjtin vend me të, duke e fshirë atë brenda disa minutave.

Image

Megjithatë akoma nuk dihte nëse vajza misterioze është e dashura e Mozzik, apo reperi ndodhet në xhirimet e ndonjë videoklipi për këngën e tij të ardhshme.

Jeta private e reperit  ka qenë shumë e komentuar, edhe pse ai është treguar i rezervuar për të folur që pas ndarjes nga ish-partnerja e tij, Loredana Zefi.

Ai është përfolur disa herë se ka nisur lidhje të reja, por vetë Mozzik nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar rreth tij.

Ndërkohë ish-partnerja e tij Loredana Zefi ka konfirmuar disa muaj më parë se është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.

Atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja doli hapur me futbollistin 6 vite më të vogël. Në fotot e publikuara reperja duket shumë e lumtur krah njeriut të zemrës.

Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën.

Kujtojmë se historia dy reperëve mes shumë ndarjeve dhe ribashkimeve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik. Shpesh herë dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale apo koncertet e tyre.

Megjithëse pas ndarjes nga Loredana, reperi akoma nuk ka konfirmuar lajmet se ka rigjetur sërish dashurinë, ndonëse shpesh herë është bërë kryefjala e titujve në median rozë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.