LAJMI I FUNDIT

Imazhi i tij me arbitrin bëri xhiron në rrjet, vjen reagimi i Erling Halandit

16:59 - 04.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Siti nuk arriti të mposhte Totenhemin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premier Ligë, duke dalë nga stadiumi “Etihad” me një pikë.




Në minutatë e fundit të sfidës, “Qytetarët” mund të fitonin, por arbitri Simon Hoper nuk i lejoi. Teksa Grilish ishte ballë për ballë me portierin, arbitri dha faull tek zona e Siti duke bërë që të ndalonte loja. Sulmuesi Erling Haland shkoi menjëherë tek ai për të protestuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Imazhi i Halandit ka bërë xhiron në rrjet që nga dita e djeshme.

Fytyra që ai bëri kundër arbitrit është pikturuar dhe duket se Haland e ka pëlqyer duke e shpërndarë në profilin e tij në “Twitter”.

“Kjo më bëri të buzëqesh për herë të parë sot”(Wtf that made me smile for the first time today) shkruan norvegjezi.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.