Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci e ka sqaruar sërish afërsinë me Santianën, duke thënë se ishte në kuadër të lojës, ndërsa i ka kërkuar falje kësaj të fundit.
Ai tha se dëshironte që banorët të mendonin se kishte diçka më shumë mes tyre, por e fejuara e tij Verona jua ka ndërprerë lojën.
Nga ana tjetër, Santiana shprehet se është ndjerë keq pasi ka parë klipin, ndërsa thotë se nuk e kupton pse Buci nuk ka sqaruar se ata janë veç miq, por e ka lënë derën të hapur.
“Nuk jam ndjerë mirë, aspak! Buci as nuk më ka kërkuar falje as nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me videon që u shfaq. Por, pati mundësi me u shpjegu. Unë ia di kapacitetin Bucit. Nëse do kishte qenë dikush tjetër që nuk mundet me fol e kisha kuptuar, por Bucin jo se e di që mundet të shpengohet dhe nuk e kuptoj pse nuk e ka shpjeguar raportin. Pse ka lënë derë çelur e di veç ky. Ta shohim”, tha ajo.
E pyetur nëse e pranon faljen e Bucit, Santiana tha: “Jo, nuk e pranoj”.