Kryesore

Mungoi në Kuvendin e Berishës, Bardhi: Është një proces që ka nisur prej shumë kohësh

11:04 - 04.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka treguar arsyet pse nuk ishte në Kuvendin e 2 Dhjetorit, të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për votëbesimin e tij si kryetar i PD-së së Rithemelimit, pas humbjes së zgjedhje vendore të 14 Majit.




Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të seancës parlamentare që u shoqërua me kaos, Bardhi u shpreh se ishte vetëm një fazë e një procesi që ka nisur prej shumë kohësh.

Është një  proces që ka nisur prej shumë kohësh dhe 2 dhjetori ishte një fazë e këtij procesi” tha shkurtimisht Bardhi.

Votëbesimi i Berishës

Pa asnjë surprizë dhe i vetëm në garë, Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nga Kuvendi Kombëtar. Berisha u rikonfirmua me 938 vota pro dhe 55 kundër. Nga 1203 votues që ka Kuvendi Kombëtar, për votëbesimin e Berishës votuan 1000 prej tyre.

Numri i votave të vlefshme ishte 993, 7 vota të pavlefshme dhe kundër 55 delegatë. Votimi u bë në Kuvendin Kombëtar, që u mbajt ditën e shtunë në Pallatin e Kongreseve, pjesë e së cilit nuk u bë grupi i Gazmend Bardhit. Kuvendi Kombëtar, i cili u përshëndet edhe nga deputetë të “Forza Italia”-s miratoi një rezolutë, ku u bëhet thirrje qytetarëve të bashkohen në një front të vetëm për të ndërmarrë të gjitha sakrificat që dikton koha.

Gjithashtu u votua edhe një ndryshim në nenin 63 të statutit, ku në raste të veçanta, me propozim të Kryesisë së Partisë ose të një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky i fundit mund të miratojë ndryshime statutore, të cilat hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë ekzekutive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.