Kombëtarja Shqiptare e Futbollit pritet që të jetë në qendër të vëmendjes në vitin 2024. Edhe pse shorti nuk ishte shume dashamirës, teksa e vendosi në grupin e ‘vdekjes’ përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, kuqezinjtë pritet që të bëjnë surprizën.
Për këtë ka folur edhe asterologia Meri Shehu, e cila u shpreh në “Wake Up” se Shqipëria do luftojë fort dhe pse mos fitojë.
Sipas saj skuadra jonë është në shenjën e Binjakëve dhe gjatë gjithë qershorit kjo shenjë merr stafetën.
“Ky është një grup që edhe po nuk dolën, të paktën të tregojnë se sa do luftojnë dhe të humbin me dinjitet, sepse medalja ka dy anë fitoren dhe humbjen. Po të humbësh me dinjitet, është gjë e bukur. Po pse dhe mos fitojnë? Shqiptarët për të rënë në sy dhe për të bërë atë shoë-n e vetë, kapen si ajo macja në trung, në ferra. Kështu unë ne jemi skuadër në shenjën e Binjakëve në qershor, në qershor futet Jupiteri në Binjak dhe mendoj që do kemi shumë fat.
Sylvinho është shenja e Dashit, me sport, me top, shumë bukur dhe ai ka fatin e vetë. Ja shikojeni goxha burrë simpatik, do japë fat sepse ai ka energji, është shenjë e sportit ai. Skuadra jonë është në shenjën e binjakëve dhe gjithë qershorin flitet për binjakët, ata do e marrin stafetën, pse jo mos ta fitojmë”, u shpreh Meri Shehu.