Kronikë

Përplasen disa të rinj, pranë parkut të qytetit, sherri përfundon në plagosje me thika

15:45 - 04.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr gjatë paradites së sotme (e hënë, 4 Dhjetor), pasojat e të cilës kanë rezultuar deri në plagosje me mjet prerës, thikë.




Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë në lagjen e quajtur “Kacallarët”, pranë parkut të kryeqytetit.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në mediat kosovare, shihet se në përleshje janë përfshirë disa të rinj.

Një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.

Ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një deklaratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.