LAJMI I FUNDIT

Polemikat për prekjet me dorë në zonë, në EURO 2024 telashet e gjyqtarëve do i zgjidhë topi me çip

20:10 - 04.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Topi me të cilin do të luhet EURO 2024, do të zgjidhë një nga telashet më të mëdha të gjyqtarëve, prekjet e sferës me dorë në zonë për të dhënë vendime rreth penalltive të mundshme. UEFA ka investuar për një teknologji të re që do të aplikohet në modelin “Fussballiebe”, për të bërë të mundur që gjyqtarët të marrin vendime më të sakta dhe më të shpejta.




Në topin e prodhuar nga “ADIDAS” është i vendosur një çip, i cili sipas “The Times”, ka lidhje edhe me pjesën e mbulesës sferike, por pa ndikuar mënyrën se si lojtarët e godasin atë, apo me trajektoren që do të marrë ai.

Sistemi i ri teknologjik, do të ndihmojë sallën e VAR që brenda një periudhe kohore shumë të shpejtë, të ndërtohet falë edhe kamerave të vendosura në stadium, një model 3D i lojtarit dhe gjymtyrëve të tij që kanë prekur sferën gjatë lëvizjes që ka kryer ajo. Në këtë mënyrë, do të bëhet i dukshëm brenda pak çastesh edhe devijimi më i vogël që mund të ketë pësuar topi, pa pasur nevojë që të pritet këndi i duhur i kamerave për të gjykuar rastin përkatës.

Kështu, do të shmanget një nga situatat më problematike dhe polemizuese në futboll, pasi rregulli i prekjes së topit me dorë në zonë, është ai i cili nuk resht kurrë së prodhuari debate mes tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.