BLUETOOTH

Postoi me barkun e rrumbullakosur, çfarë nuk i pëlqeu Luiz Ejllit tek fotot e partneres së tij. Shikoni komentin që shkaktoi të qeshura!

16:52 - 04.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kiara dhe Luizi janë pa diskutim një nga çiftet më në zë të momentit. Shumë të dashur për publikun dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave.




Së fundmi Kiara Tito ka ndarë me 790 mijë ndjekësit e saj disa foto ku duket me barkun e rrumbullakosur.

Teksa këto fotot e postuara që në minutat e para morën mijëra pëlqime dhe komplimente, vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli.

“Kjo dora e djathtë nuk me pëlqen shumë.”-Shkruan ai në foton epartneres së tij.

Kujtojmë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar lajmin e ëmbël për shtatzaninë. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ajo është një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar fillimisht këngëtari me këngën e tij më të re në YouTube, që titullohet “Frymë”, ku tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.