Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor

22:18 - 04.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka lëshuar zyrtarisht urdhër-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevski – Palço, i cili është i dyshuari kryesor si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.




“Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Nga ana tjetër, babai i 14-vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet i përfshirë në ngjarje, do të dërgohet sonte në burgun hetimor në Shuto Orizarë, pasi Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e prokurorisë për 48 orë paraburgim.

Sipas deklaratave të tre bashkëpunëtorëve të Ljupço Palevskit, Aleksandar Gjorçevski i ka njoftuar për rutinën e saj të përditshme, për orën kur ajo do të shkonte në shkollë në mëngjes kur e kishin rrëmbyer dhe se do të ishte vetëm pa motrën e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.