Kronikë

I shpallur në kërkim për vrasje nga Interpol Tirana, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me 20 vite burg

12:22 - 04.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana është vënë arrestuar në Greqi nga policia greke, në zonën e Neapolit, në Lasithi.




Policia greke tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve të mëtejshme për momentin, por mësohet se shqiptari është transferuar në Komisariatin e Heraklion për procedura të mëtejshme.

Shqiptar rezulton i dënuar me 20 vjet burg për “vrasje te mbetur në tentativë”, për një rast të ndodhur verën e kaluar ku qëlloi një person duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai jetonte në Greqi në Agios Nikolaos dhe kishte plotësuar dokumentet për leje qëndrimi për arsye pune, dhe është identifikuar nga patenta që kishte për drejtimin e mjetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.