AKTUALITET

“U rrethuam me forca sigurie”- Tensionet në Kuvend, Bardhi: Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë

10:44 - 04.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të opozitës , Gazment Bardhi deklaroi pas tensioneve gjatë seancës së sotme plenare, se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj, ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që t’i thërrasë arsyes.




Bardhi u theksoi se opozitës po i mohohet e drejta e për të kontrolluar qeverinë, ndërsa shtoi se ajo që ndodhi sot në Kuvend, ishte sipas tij “vijim i aksionit për të mos lejuar dhe deputetët e PS që të punojnë në mënyrë normale”.

“Sot në Kuvend jemi përballur me rrethimin nga forcat e sigurisë, një ndodhi në një vend anëtar të NATO-s. U rrethuam me forca sigurie. Kjo godinë dhe kjo sallë ka humbur misionin e vetë dhe të përfaqësimit të qytetarëve, por është pushtuar nga forcat e sigurisë”, tha ai më tej.

Bardhi: Siç edhe e patë, edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në një anormalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim sa i takon respektimit të të drejtave të opozitës. Opozita shqiptare nuk ka kërkuar asnjë favor të vetin. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shqiptarëve s’do iu jepet mundësi që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë zgjedhje të ndershme.

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh, Ajo që patë sot ishte vijim i aksionit tonë për të mos lejuar dhe deputetët e PS që të punojnë në mënyrë normale. Sot në Kuvend jemi përballur me rrethimin nga forcat e sigurisë, një ndodhi në një vend anëtar të NATO-s.

U rrethuam me forca sigurie. Kjo godinë dhe kjo sallë ka humbur misionin e vetë dhe të përfaqësimit të qytetarëve, por është pushtuar nga forcat e sigurisë. Ne do të vazhdojmë që qëndrojmë në këtë aksion. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi. Pasi do të thotë që të pranojmë de-facto rënien e shtetit të së drejtës. Apeli im për maxhorancës, është që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.