Kryesore

“U vra nga njeriu i kthyer në përbindësh”- Fjalët prekëse të mësueses së Liridonës: Nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi

20:17 - 04.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teuta Haxhiu, e cila ishte edhe mësuese e të ndjerës Liridona Ademajt, gjatë rivarrimit që u bë në fshatin e saj të lindjes, tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.




Ajo ishte e vetmja që iu drejtua mijëra të pranishmëve që morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës në fshatin Rracaj të Gjakovës.

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuar më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të. Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin”.

“Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty Liridon dhe për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat tona të bekuara që në një formë apo tjetër u bën formë e dhunës së egër duke humbur jetën tragjikisht. Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta çuar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakompensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“, tha ajo, raporton Kosova Press.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.