LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Rei Manaj i çon “SMS” Silvinjos, shënon edhe përballë gjigandëve të Fenerbahçes

20:21 - 04.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëmtimet kishin ”zhdukur” Rei Manajn nga harta futbollistike duke e lënë thuajse një vit jashtë fushave të lojës. Por tani sulmuesi është kthyer në formë dhe në Turqi, po tregon ndeshje pas ndeshje se po gjen formën më të mirë të tijën. Sot, ai ka shënuar golin e pestë të këtij kampionati, duke realizuar në portën e Fenerbahçes.




Pas dy golave të shënuar në ndeshjen e kaluar me fanellën e Sivaspor, Manaj ka përsëritur veten në duelin që nisi si titullar ndaj gjigantëve të Fenerbahçes. Në minutën e 50 të ndeshjes, ai ia doli që të fitonte hapësirë mjeshtërisht në zonë dhe të shënonte golin që shkurtoi diferencën përkohësisht në 2-1, në sfidën që u mbyll me fitoren 4-1 për Fenerbahçen.

Kështu, Manaj shënoi golin e 5-të dhe tashmë duket se mund të jetë përsëri një kandidat për sulmin kuqezi, Trajneri Silvinjo ka pranuar shpesh se po monitoron lojtarin dhe nëse ia vazhdon me një ritëm të tillë në muajt në vijim në kampionatin turk, mund të kthehet shpejt në radhët e kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.