Kronikë

Video-skandali s*ksual/ Në gjyq për akuzën e korrupsionit, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj ish-kryebashkiakut Gjici dhe Alma Kaçit

13:34 - 04.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, të përfshirë në videoskandalin seksual.




Mësohet se ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”.

Në të njëjtën seancë  paraprake, gjyqtarja pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Kujtojmë se video-skandali u publikua më 16 qeshor të këtij vitim, ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qeshor brenda zyrës së ish-kryebashkiakut.

Kamera ishte vendosur në çantën e Alma Kaçit, e pajisur për të kryer filmime. Pasi video u bë virale Safet Gjici deklaroi se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me Alma Kaçin ndërsa u shpreh se jepte dorëheqjen nga posti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.