BOTA

Vrasja të miturës dhe 74-vjeçarit në Shkup, autoritetet zbardhin krimet: 14-vjeçarja u rrëmbye në dijeni të babait të saj! Grupi kriminal përdori automjetin e…

11:57 - 04.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje tronditëse janë zbardhur nga rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut.




Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi se e mitura është rrëmbyer dhe është lidhur nga duar edhe këmbët dhe është futur në një makinë.

Ai ka treguar ndër të tjera se rrëmbimi i saj ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili në bashkëpunim rrëmbyesit e tjerë, ku i dyshuar kryesor është biznesmeni Palevski, ka kërkuar që të rrëmbehet vajza dhe më pas të zhvaste para nga nëna e saj, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitonin financiarisht.

“Babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën kur vajza do të dilte nga shtëpia”, tha ministri.

Ky grup e njihte familjen të miturës dhe sipas ministrit bëhet fjalë për një grup kriminelësh, ndërsa bëri më dije se babai i saj është ende në komisariat.

Nga ana tjetër, ministri ka dhëne detaje dhe për vrasjen e  74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ngjarje e cila sipas tij nuk ka lidhje me vrasjen e 14-vjeçares.

Ministri tha se vrasjet janë kryer nga njerëz të njëjtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e rrëmbyer vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëparshme.

“Kemi informacione se personi i dytë i vrarë, 74 vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”, tha ministri.

Gjatë rrëmbimit të vajzës së mitur është përdorur vetura e të moshuarit të vrarë në Veles, dhe ë pas është djegur, ndërsa viktimat nuk janë njohur me njëri-tjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.