BOTA

Granit Plava dyshohet se vrau Liridona Ademaj për 30 mijë euro, flet babai i tij: Nëse e ka bërë, nuk është më djali im

16:28 - 05.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i Granit Plavës, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes së Liridona Murselit, është shprehur se nëse djali i tij ka kryer këtë vepër, atëherë ai është i vdekur për të.




Mursel Plava ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë.

I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar.

Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar”, ka deklaruar Mursel Plava për Indeksonline.

Më tej ai është shprehur se gruaja e Granit Plavës është e shokuar nga ngjarja, ndërsa thekson se ende nuk i ka takuar.

“Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku.

Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Gjithashtu, babai i Granitit i ka shprehur ngushëllime familjes së Liridonës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.