Kryesore

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Basha: Ikonë! Një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë

09:53 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashi, në moshën 75-vjeçare.




“Një ikonë”, shkruan Basha, duke shtuar se aktori ishte një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë.

Kreu i PD-së shkruan se virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh. U prehtë në paqe”, shkruan Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.