Kryesore

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Lamtumirë “Nder i Kombit”!

09:03 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Lamtumirë “Nder i Kombit”!




Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shkruan: Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!

Mirush Kabashi u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së martës (5 dhjetor). Lajmi i trishtë u dha nga familjarët, në faqen zyrtare në Facebook të artistit të ndjerë.

Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, shkruhet në postimin në rrjetin social


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.