BOTA

Vrasja e paguar e Liridonës, ish-prokurori: Grabitësit s’rrezikojnë të përdorin armën

22:01 - 05.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beci sqaroi se grabitësit asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armën e zjarri.




Po ashtu ai foli edhe për tre tipologji autorësh, të cilët kryejnë krime në familje.

“Vetëm çfarë dëgjova nga lajmet e Kosovës, menjëherë krijova bindjen që nuk ishte grabitje, Kjo është e sigurt. Sepse grabitësit, autorët e vjedhjeve me armë asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armët e zjarrit. Arma e zjarrit në një grabitje përdoret në akte ekstreme. Fakti që personi duhet të reagonte në vendngjarje u largua me fëmijët ka diçka që nuk shkon në atë  ngjarje. Janë disa gjera që kërcasin nga pikëpamja e kronologjisë së ngjarjes.

Ngjarjet e vrasjeve në familje kanë 3 tipologji autorësh. Tipologjia e parë e autorëve janë ata që pendohen menjëherë pasi kryejnë vrasjen. Policia gjen një të vrarë dhe një të vetëvrarë.

Rasti i dytë, pendohen por  nuk kanë guximin të vrasin veten dhe i dorëzohen policisë me armën e krimit në dorë.

Rasti i tretë kur autorët tentojnë të viktimizohen, si në rastin konkret, që thonë se isha edhe unë viktimë. Ky rast i fundit në vrasjet në familje ndihmon organet ligjzbatuese që ti zbulojnë ngjarjet”, tha ndër të tjera Beci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.