BLUETOOTH

Çfarë ndodhi? Madonna shpërthen në lot gjatë koncertit të saj në Amsterdam

16:28 - 07.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i muzikës pop, Madonna së fundmi ka shpërthyer në lot teksa po performonte në skenë gjatë turneut të saj “The Celebration Tour” në Amsterdam.




“SIDA mori jetën e shumë njerëzve të mi të dashur”, Maddona shpërthen në lot gjatë koncertit ndërsa kujton ditën ndërkombëtare të virusit vrastar

Ajo u emocionua pasi kujtoi nënën e saj dhe miqtë e që humbën jetën nga SIDA, shkreuan DailyMail.

“Do të kisha prerë krahët e mi nëse do të kisha gjetur një shërim që ata të jetonin”- tha 65-vjeçarja.

Ndërsa vazhdoi: “Sot është Dita Botërore e SIDA-s. E dini këtë? Është e rëndësishme për të gjithë? Kur erdha për herë të parë në Neë York, pata fatin që në fund të fundit u takova dhe u bëra mike me kaq shumë artistë të mahnitshëm … dhe, pastaj, një ditë, njerëzit filluan të sëmureshin dhe askush nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte”.

Në një moment Madonna iu tha fansave të saj se sa me fat janë ata që janë gjallë dhe po jetojnë jetën.

“Nuk po them këtë sepse dua që ju të ndiheni keq për mua. Dua që ju të njihni sa me fat jeni që jeni gjallë tani”– tha këngëtarja.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.