Kryesore

Dërgoi nga Serbia në Turqi autorin e vrasjes së 14-vjeçares, Gjykata merr vendim për shoferin e Palevskit. Ja masa që caktoi për të

21:12 - 07.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Themelore Penale Shkup ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për shoferin që ka dërguar nga Serbia në Turqi, Lupço Palevskin- Pallçon, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 73-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.




Prokuroria Themelore Penale Shkup informon se në periudhën prej 1-3 dhjetor, i dyshuari e ka ndihmuar Palevskin që të mos zbulohet për dy vepra penale; Grabitje nga neni 141 i Kodit Penal, si dhe dy vrasje në mënyrë mizore (një të një personi të mitur dhe një për përfitim) që dënohen bashkë sipas nenit 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, duke i siguruar transport me makinë.

“Tani i dyshuari pas komunikimit dhe marrëveshjes paraprake me autorin i cili ndodhej në Republikën e Serbisë, me veturë Land Rover me targa të Strumicës, pronë e personit juridik, është nisur për në Beograd. Aty është takuar me autorin dhe së bashku me automjetin kanë shkuar në drejtim të kufirit të Serbisë me Bullgarinë – kalimin kufitar Kalotinë. Ata kanë kaluar kufirin më datë 02.12.2023, duke lëvizur nëpër territorin e Republikës së Bullgarisë, në të njëjtën ditë kanë mbërritur në kufirin me Turqinë, në pikën kufitare Kapitan Andreevo, dhe kanë hyrë në Turqi. Ata kanë qenë së bashku deri më 03.12.2023, pas çka autori i veprës ka qëndruar, ndërsa tani i dyshuari me veturën përmes Greqisë është nisur drejt këtij shteti, ku është kapur në vendkalimin kufitar Dojrani i Vjetër”, njofton Prokuroria.

Gjithashtu mësohet se prokurori publik, kompetent gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar.

“Për edhe një person i cili prej mbrëmë është mbajtur 24 orë në stacion policor, në PTHP Shkup është dorëzuar njoftim. Prokurori publik vlerësoi se në këtë moment nuk ekzistojnë baza ligjore që të propozohen masa të sigurisë, megjithatë kontrollet për përfshirje të tij eventuale në ngjarje penale – juridike vazhdojnë”, njofton Prokuroria.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.