Kryesore

“Dueli nuk është vetëm me Juventusin, Lautaro është sulmuesi më i mirë në botë”, Turam: Interi, luftë të gjithëve

16:19 - 07.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Markus Turam është shndërru ar në muajt e tij të parë në Milano, një nga idhujt e tifozerisë zikaltër dhe duket se sulmuesi po e shijon në maksimum këtë moment. I mbërritur nga Borusia Mënshengladbah me parametër zero në verë për të zëvendësuar Romelu Lukakun, sot francezi mund të thotë me plot gojën që ia ka dalë.




“Është një moment i mrekullueshëm, një përvojë e re zbulimi, në një ekip të ri, një kampionat të ri, një qytet të ri. Po përpiqem të mësoj çdo sekondë. Kisha folur tashmë me Auzilion dy vjet më parë, para se të dëmtohesha dhe më kishte thënë se më shikonin si qendërsulmues. Ishte kjo që më bëri të mendoj se Interi ishte zgjidhja më e mirë për mua”, tha numri 9 i Inzagit në intervistën e tij për “Sky Sport”, në të cilën ka folur për një sërë temash, nga vlerësimi i tij për Lautaron tek objektivat sezonalë jo vetëm me Interin, por edhe me Francën.

Keni një marrëdhënie të mirë me Lautaron në fushë?

Ai është një kampion, është sulmuesi më i mirë në botë. Çdo lojtar që luan me të e gjen lehtësisht.

Kundërshtari që ju ka vendosur më shumë në vështirësi?

Unë nuk kam luajtur kundër të gjithë mbrojtësve më të mirë në botë. Megjithatë, kur më duhet të luaj me Dajo Upamekano, mendoj për këtë për një javë.

Keni përjetuar derbin tuaj të parë të Milanos me gol…

Nuk e njihja stadiumin, shokët e mi më kishin thënë për stadiumin dhe mjedisin, ishte një ndeshje vërtet e mirë nga unë dhe skuadra në një stadium që unë do ta konsideroja fantastik dhe shumë emocionues. Mbi të gjitha me ato tifozeri.

A është kampionati një luftë dyshe me Juventusin?

Jo, sepse ne nuk luajmë me Juven çdo fundjavë (qesh). Është një luftë me të gjitha skuadrat që bëjnë mirë dhe do të shohim në fund të kampionatit.

Titulli, Liga e Kampioneve apo Kampionati Europian me Francën?

Cilin keni zgjedhur si objektivin tuaj për vitin 2024? Nëse e them, nuk realizohet… Por e kam zgjedhur.

Çfarë raporti keni me babanë tuaj?

Marrëdhënia që ka një baba me një djalë. Më flet shpesh, më flet shpesh si të jem në jetë, në futboll, se si duhet të rritem si futbollist dhe si burrë. Mendoj se më ka ndihmuar shumë të jem personi që jam sot. Këshilla që më ka dhënë që i vogël është të bëj atë që më pëlqen dhe të kënaqem në çdo gjë që bëj. Vlera kryesore që më përcjell është respekti për njerëzit dhe të kujtoj që jemi të gjithë të barabartë dhe duhet të jetojmë së bashku.

Ju jeni një familje futbollistësh. Çfarë këshille i jepni vëllait tuaj Kefren?

Ka një baba që i jep shumë këshilla. Unë i them vetëm të luajë, të përpiqet të forcohet me çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar për të.

Përgatiti: NISLI GJINI- PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.