Kryesore

E bujshme nga Italia, Pogba rrezikon 4 vite përjashtim nga futbolli

13:57 - 07.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e antidopingut ka kërkuar dënim me katër vjet për Pol Pogba, i cili doli pozitiv me dehidroepiandrosteron pas ndeshjes Udineze-Juventus më 20 gusht.




Pogba u pezullua më 12 shtator, më pas u riafirmua më 6 tetor kur kundër-analiza konfirmoi rezultatin pozitiv. Prandaj, asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë, në kundërshtim me atë që ishte përfolur javët e fundit: mesfushori francez do të shkojë në gjyq përpara gjykatës kombëtare antidoping.

Rreth njëzet ditë më parë agjentja e tij Rafaela Pimenta tha: “Ne po përgatisim një apel. Si avokate jam personi i parë që them se nëse diçka duhet të diskutohet në një nivel ligjor, duhet të qëndrojë atje”.

Gjyqi duhet të fillojë pas rreth një muaji e gjysmë, me marrëveshjen për pranimin e fajësisë nuk do të kishte pasur mundësi apelimi, megjithatë në këtë rast mund të hyjë në lojë edhe “CAS” më vonë .

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.