Juana Nura, ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova, ka hedhur akuza ndaj balerinit Ilir Shaqiri, duke e cilësuar person negativ që bën shaka seksite.
Komentet Juliana i bëri në emisionin “Pardon My French” ku ishte e ftuar pas eliminimit nga gara e ‘Dancing With The Stars” ku Ilir Shaqiri është kryetar jurie.
“Të gjithë janë zhgënyer nga dalja jonë. Fatkeqësisht kështu deshti juria. Unë isha shumë e zhgënjyer, në shok këto tre katër ditë. Nuk e prisja fare sepse kisha ardhur për të fituar.
Nuk iu bie pishman gjërave që them. Jam një person që kur e them diçka i rri mbrapa dhe nuk e them diçka pa patur baza. Nuk jam penduar që kam thënë se kishte negativizëm.
Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me seks jokes që bën. Vlerësimin e ka dhënë gjithmonë ashtu ashtu. Por mendoj se duke patur Dionin, mendojnë se Xhuli duhet të jetë kështu kështu dhe pritshmëritë duhet të ishin ndryshe.
Nuk jam zhgënjyer vetëm unë, por shumë njerëz që e kanë dashur çiftin Dion-Xhuli. Kjo është e vërteta dhe shihet te klikimet, komentet, votimet. Votimet tona kanë qenë në rritje dhe në një moment zbritën dhe bye bye”, tha ajo.