EKONOMI

“Lë hapësirë që organizatat kriminale të fusin duart”/ Shalsi dhe Braçe: Është e pamundur që ky treg të formalizohet 100%

15:31 - 07.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat po diskutohet mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për ‘Lojërat e Fatit’ në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.




Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka qenë kundër këtij ligji, i cili sipas tij do të thotë “hapje pa duar” e lojërave të fatit.

Sipas Braçes është më mirë që ky treg të jet monopol i shtetit, sepse me ligjin e ri ka ende shumë hapësira ku organizatat kriminale të fusin duart.

“Më mirë ta ketë monopol shteti këtë veprimtari. Ky shtet nuk ka asnjë kontroll, vetëm se i legalizon. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet” tha Braçe ndër të tjera.

Kryetari, Eduard Shalsi ka replikuar me kolegun e tij duke theksuar se është shumë e vështirë që këtë treg ta komandojë 100% shteti për disa arsye, ndërsa pranoi se sa i përket formalizimit është e pamundur të formalizohet 100%.

“Ky treg e pamundur të formalizohet 100%, të formalizohet aq sa është e mundur

Duhet një kohë e konsiderueshme dhe kapacitete financiare, nëse duam platforma reale monitoruese, që shteti t’i marrë në kontroll.

Unë mbështes iniciativën e qeverisë, për këto ndryshime të shpejta, sikundër thash që ligji ka probleme. Rregullime janë. Ka nevojë për një ligj të ri.

Nuk po e hapim pa duar, por po marrim disa masa” tha Shalsi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.