Kryesore

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dorëzon në Kuvend propozimin për votat e Diasporës: Nëse nuk merret parasysh nga deputetët, do nisim mbledhjen e…

13:04 - 07.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ka dorëzuar sot në Kuvend një draft propozim për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit Shqipërisë.




Edlira Çepani nga përfaqësuese e lëvizjes, në një deklaratë për mediat theksoi se ata kërkojnë që të nisin procedurat për votën e diasporës.

Çepani u shpreh se kërkohet të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa theksoi se në rast se ky hap nuk merret parasysh, “Lëvizja Bashkë” do të nisë me mbledhjen e 20 mijë firmave

Edlira Çepani: Është parashikuar si një detyrim për ta garantuar edhe për ata qytetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ne jemi këtu sot për të dorëzuar 140 deputetëve këtë projekt ligj dhe për të kërkuar që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta filluar ta diskutojnë, dhe të nisin procedurën që vota e diasporës të garantohet në afatet e duhura. Nëse hapi ynë nuk do merret parasysh, do të nisnim me mbledhjen e 20 mijë firmave të cilat qytetarët do t’i dorëzojnë për të patur një nismë qytetare ligjore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.