Kryesore

Privatizimi i “Buka” sha/ SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn, avokatët 10 ditë kohë për argumentet

13:22 - 07.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen hetimore ndaj Arben Ahmetajt, në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka” sh.a.




News24 raporton se, avokatët kanë 10 ditë kohë për të çuar pretendimet e tyre dhe më pas dosja do të shkojë në gjykatë.

Ish-ministri i Financave akuzohet për shpërdorim detyre në procedimin penal që njihet si dosja “Buka”, privatizmi i ish-fabrikës së Bukës, ku tashmë ndodhet kompleksi ‘Emerald’ tek rruga “5 Maji” në Tiranë, në zonën e “Medresesë”.

Një procedurë që dyshohet të jetë kryer në mënyrë jo ligjore dhe vlerësohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra.

Sipas dokumentit të SPAK, gjithçka lidhet me ankandin e vitit 2015 për privatizimin e 45.9 për qind të aksioneve të shoqërisë, ku trualli prej 7680 m2 u ishte njohur pronarëve, ndërsa 6370 m2 ishte ndërtesë. Për çështjen Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë edhe përgjime të numrave celularë dhe komunikimet telefonike mes palëve të përfshira në dosje.

Madje, akuza shton se përmes bisedave të ministrit Ahmetaj dhe fituesit të ankandit të fabrikës ka pasur komunikime nga viti 2014, në 2019 dhe 2020, duke shtuar se kjo konfirmon njohjen mes palëve. Ndërsa në dokumentet e dorëzuara nga pronarët e tokës thuhet se vlera e truallit është vlerësuar me 4.73 për qind të aksioneve në total, duke pretenduar se me ekspertizë të pavarur vlera e tyre duhej të ishte 26.17 për qind, çka shkakton një dëm prej 175 milionë lekësh.

Më herët, ish-ministri i Financave ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës gjatë gjysmës së mandatit të tretë të Edi Ramës aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në një procedim penal i nisur si pjesë e dosjes së “Inceneratorëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.