Gazeta Shqiptare siguroi foton e Gëzim Çelës, të arrestuar sot nga autoritetet në Kosovë në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare.
Nga fotoja e publikuar sot, pas arrestimit duket se Gëzim Çela ka pësuar një transformim drastik. Edhe pse vitet kanë kaluar, me këtë ndryshim në pamje është vështirë të besohet që “baroni” i drogës nuk i është nënshtruar ndonjë ndërhyrje estetike.
Në foton e ditës së sotme (8 dhjetor), kur edhe u vu në pranga, Çela duket më i rinuar në pamje si dhe me shumë flokë. Një tjetër detaj që vihet re janë edhe veshët e tij, të cilët tashmë duket sikur janë më të puthitur me kokën.
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.