Kronikë

Ishte kthyer në problem për bizneset, arrestohet hajduti serial në Durrës

11:09 - 08.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.




Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Saleo Kiptiu, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, dhe i dyshuar se ka vjedhur në 3 biznese, në Durrës, gjatë ditëve të fundit.

Sipas policisë, Saleo Kiptiu dyshohet se më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11, po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12 dhe më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndalur shtetasin e shpallur në kërkim:

S. K., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet 31-vjeçari:

-më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11;

-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;

-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.