Kronikë

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person, 59 vjeçari transportohet në spital

17:06 - 08.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është plagosur në Shkodër, në fshatin Guci.




59-vjeçari dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmë mjekësore.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.