Kryesore

Dita Ndërkombëtarë Kundër Korrupsionit, Balla: Të goditet me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit

16:25 - 09.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë apel për qytetarët dhe mediat që të denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, të punonjësve të Policisë.




Balla gjithashtu i bëri thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Qytetarët presin nga ne zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit”, shprehet ndër të tjera, ministri.

“DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT300 drejtues mjeti nën akuzë “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.

Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Qytetarët presin nga ne zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit”, shkruan Balla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.