Kryesore

“Dyshohet të jenë përfshirë zyrtarë të tjerë”- SPAK lëshoi 15 urdhërarreste, detaje nga hetimi për inceneratorin e Tiranës! Klodiana Lala: Një fraksion i dosjes është ndarë

14:42 - 09.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e SPAK për inceneratorin e Tiranës, i cili është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme, ku u lëshuan 15 urdhërarreste.




Gazetarja Klodiana Lala raporton se një fraksion i kësaj dosje është ndarë pasi ky hetim konsiderohet i paplotë.

Gjithashtu dyshohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë.

“SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste. Referuar dosjes rezulton se Bashkia e Tiranës në vitin 2015 vuri në për landfilin e Sharrës. Kishte të bënte me opsionin e landfillit të Sharrës. Më vonë Ministrie e Mjedisit , e drejtuar nga Lefter Koka kanë propozuar ngritjen e punës dhe më pas është finalizuar.

Kjo kontratë i ka shpenzuar shtetit shqiptar rreth 100 mln euro. Në dosjen hetimore rezulton se të gjithë zyrtarët e ministrisë, bashkisë së Tiranës s’kishin kontakte me e-mail me shtetasin Klodian Zoto pasi bashkë me Mërtirin janë pronarë de-facto të inceneratorit.

Është provuar se Mërtiri dhe Zoti jo vetëm që janë pronarë de facto, por kanë përdorur njerëz për të fshehur gjurmët. Rezulton se më pas kanë përfituar miliona euro.

Mësohet se është ndarë një fraksion i kësaj dosje, pasi ky hetim konsiderohet de i paplotë. Mendohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.